Europa e ndarë për Ukrainën/ Macron ofron mbështetje, Orban: Nuk i duam në BE

Në një kohë kur siguria e kontinentit është çështja më shqetësuese e javëve të fundit, Europa duket e ndarë në qëndrimet e saj në lidhje me Ukrainën. Teksa presidenti francez Emmanuel Macron dënoi edhe njëherë agresioni rus dhe bëri thirrje për unitet, kryeministri hungarez Viktor Orban ishte i një tjetër mendimi. Macron u bë i [...]Read More...

Europa e ndarë për Ukrainën/ Macron ofron mbështetje, Orban: Nuk i duam në BE

Në një kohë kur siguria e kontinentit është çështja më shqetësuese e javëve të fundit, Europa duket e ndarë në qëndrimet e saj në lidhje me Ukrainën.

Teksa presidenti francez Emmanuel Macron dënoi edhe njëherë agresioni rus dhe bëri thirrje për unitet, kryeministri hungarez Viktor Orban ishte i një tjetër mendimi.

Macron u bë i pari lider i huaj që mbajti një fjalim me rastin e ditës së bashkimit të Gjermanisë, gjatë të cilit theksoi se lufta është rikthyer në tokën europiane, nëpërmjet agresionit rus në Ukrainë.

“Por lufta është rikthyer në tokën tonë, nëpërmjet agresionit rus në Ukrainë. Lufta po rikthehet gjithashtu çdo ditë në forma më hibride: nëpërmjet shkeljeve të hapësirës sonë ajrore, nëpërmjet rrugëve të emigrimit, nëpërmjet manipulimit të informacionit, nëpërmjet sulmeve kibernetike, nëpërmjet provokimeve në hapësirë. Për fat të keq, jemi përsëri në një epokë konfrontimi. Përballë kësaj, kemi arritur të qëndrojmë të bashkuar. Të bashkuar që nga dita e parë, për të sanksionuar Rusinë. Të bashkuar që nga dita e parë, për të qëndruar pranë Ukrainës në këtë luftë rezistence”, tha Emmanuel Macron.

Por deklaratat e Viktor Orban nuk dhanë sinjale për një bashkim të tillë brenda bllokut europian. Ai tha se hungarezet nuk e duan anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian dhe theksoi se nuk i intereson opinion I 26 vendeve të tjera, por vetëm vendi I tij.

“Ne nuk duam një fat të përbashkët me ta. Fati i tyre është që jetojnë pranë Rusisë dhe janë vazhdimisht në luftë me rusët. Ne nuk mund ta ndryshojmë këtë dhe nuk ndihmon nëse marrim përsipër gjithçka nga e cila vuajnë. Ne duam ta shpëtojmë Hungarinë nga fakti se nëse ukrainasit i bashkohen unionit, edhe ne do të jemi në luftë me rusët .Ne nuk duam që të rinjtë tanë të vdesin për Ukrainën”

Ndërsa shumica e vendeve të unionit i kanë ofruar mbështetje politike, financiare dhe ushtarake Kievit që nga fillimi i pushtimit rus në vitin 2022, Hungaria ka ndjekur një rrugë tjetër, duke refuzuar furnizimin e Ukrainës me armë dhe duke kërkuar lehtësim të sanksioneve ndaj Rusisë”, tha Viktor Orban./abcnews.al