Evropa rrit investimet në Inteligjencën Artificiale

Plani i Veprimit për teknologjinë mbulon infrastrukturën, aksesin në të dhëna, cloud-in, si dhe synon të transformojë industritë tradicionale të Evropës The post Evropa rrit investimet në Inteligjencën Artificiale appeared first on Albinfo.

Evropa rrit investimet në Inteligjencën Artificiale

Investimet në startup-et evropiane të inteligjencës artificiale (AI) janë në rritje, pasi Komisioni Evropian zbuloi planet javën e kaluar për të forcuar aftësitë e tij në këtë sektor. Por trazirat aktuale globale tregtare mund ta kërcënojnë këtë përparim.

Investimet evropiane në teknologjinë inovative panë financimin e kapitalit sipërmarrës me 55% rritje në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të reja nga Dealroom.

Të dhënat treguan se kompanitë e inteligjencës artificiale kanë mbledhur tashmë pothuajse 3 miliardë euro, nga 1.9 miliardë në tremujorin e parë të vitit 2024. Gjithashtu, aksionet evropiane të teknologjisë, duke përjashtuar IA-në, kanë rënë me 10%, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.

Megjithatë, të dhënat nuk përfshijnë efektet e tarifave të vendosura nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, i cili e goditi Kinën me një masë prej 125% për importet.

Ai gjithashtu e goditi Evropën me një normë tarifore prej 20% për eksportet në SHBA, përpara se të ulej përkohësisht në 10%. Presidenti amerikan tha se pajisjet elektronike si telefonat inteligjentë dhe kompjuterët do të përjashtoheshin nga detyrimet për momentin, por jo masë do të vinte shumë shpejt.

Lançimi i modeleve themelore të AI-së është bërë një garë gjeopolitike, për të cilën kombet argumentojnë se është çështje sigurie kombëtare. Shtetet e Bashkuara dhe Kina po ecin shumë përpara Evropës në ndërtimin e modeleve themelore.

Megjithatë, raporti i fundit vuri në dukje se investimet në firmat evropiane të AI-së shkuan kryesisht në kompani që mbulojnë shëndetësinë, sigurinë kibernetike dhe robotikën.

Të dhënat treguan gjithashtu se interesi për agjentët e inteligjencës artificiale të Evropës është rritur, me 45 milionë euro të vendosura në startup-e të reja që punojnë në këto mjete, duke përfshirë firmat Lovable me seli në Stokholm dhe Paid AI me seli në Londër.

Plani i Veprimit

Plani i Veprimit për teknologjinë mbulon infrastrukturën, aksesin në të dhëna, cloud-in, si dhe synon të transformojë industritë tradicionale të Evropës.

Pavarësisht se Mbretëria e Bashkuar nuk është pjesë e planeve të BE-së për zhvillimin e teknologjisë, vendi ka tërhequr investimet më të mëdha në Evropë, me startup-et britanike që kanë mbledhur rreth 3.6 miliardë euro këtë vit, ku 1.4 miliardë shkuan për kompanitë e inteligjencës artificiale.

Gjermania gjithashtu pa një rritje të investimeve me 74 përqind për tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me vitin e kaluar në, duke arritur 355 milionë euro.

Megjithatë, Franca, qeveria e së cilës ka nxitur investime në këtë sektor dhe krenohet me kompani të tilla si Mistral AI, ka pësuar një rënie prej rreth 18 përqind në tremujorin e parë të këtij viti, në raport me 2024.

Qeveria franceze ka nxitur zhvillimin e teknologjisë në vend dhe këtë vit priti Samitin e Veprimit për Inteligjencën Artificiale në Paris. Në prag të eventit, Presidenti Emmanuel Macron njoftoi investime me vlerë 109 miliardë euro në këtë sektor gjatë viteve të ardhshme.

“Ambicia evropiane po bëhet vetëm më e fortë. Samiti i Parisit vendosi standardin e lartë për atë që duhet bërë në Evropë. Startup-et dhe kompanitë evropiane po ngrihen për të sfiduar tregun”, tha një nga autorët e raportit.

“Nga kujdesi shëndetësor te siguria kibernetike dhe automatizimi, kompanitë evropiane po ndërtojnë zgjidhje që janë urgjentisht të nevojshme dhe ritmi i financimit tregon se investitorët janë të entuziazmuar për potencialin teknologjik të kontinentit”, theksoi ai.

The post Evropa rrit investimet në Inteligjencën Artificiale appeared first on Albinfo.