Evropianët preferojnë edhe pushimet në vjeshtë

Më shumë se gjysma (55%) e 6,001 udhëtarëve të intervistuar në 10 vende kërkojnë destinacione më pak të njohura për udhëtimet e tyre The post Evropianët preferojnë edhe pushimet në vjeshtë appeared first on Albinfo.

Evropianët preferojnë edhe pushimet në vjeshtë

Valët e nxehtësisë që favorizojnë zjarret dhe mbipopullimi në destinacionet tradicionale po ndryshojnë gjithnjë e më shumë preferencat e evropianëve për udhëtime.

Kjo është vënë re që në pranverë, me rritjen e pushimeve jashtë sezonit veror dhe që konfirmohet në sondazhin më të fundit të Komisionit Evropian të Udhëtimeve.

Më shumë se gjysma (55%) e 6,001 udhëtarëve të intervistuar në 10 vende kërkojnë destinacione më pak të njohura për udhëtimet e tyre.

Frika nga vendet me shumë njerëz gjatë vitit të kaluar ka shkuar nga pozicioni i shtatë në të tretin, duke u renditur pas rritjes së kostove të udhëtimit për shkak të inflacionit (vendi i parë) dhe situatës financiare personale, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.

Ndërsa korriku dhe gushti mbeten muajt absolutisht të preferuar për pushimet verore, “opsioni i shtatorit” po përparon. Afërsisht një e pesta e personave të intervistuar (22%) planifikojnë pushime në muajin që shënon fundin e sezonit dhe kalimin drejt vjeshtës. Kjo përqindje është në rritje krahasuar me vitin e kaluar. Pushimet “e freskëta”, që realizohen në periudhat me mot më të butë, janë diskutuar prej kohësh, por tani ky trend duket se po konsolidohet në zgjedhjet e udhëtarëve. Një preferencë që favorizohet edhe nga raporti më i mirë midis çmimit dhe cilësisë.

Këto trende po reflektohen edhe nga operatorët. Duke prezantuar rezultatet e tremujorit të tretë, Tui, grupi kryesor evropian i turizmit, vuri re një rritje të ndjeshme të interesit për udhëtimet në vjeshtë apo para periudhës së Krishtlindjeve.

Sipas të dhënave të grupit, rezervimet e pushimeve në Gjermani ishin ulur me pesë për qind për shkak të temperaturave të larta, por parashikohet një rritje e kërkesës në vjeshtë.

The post Evropianët preferojnë edhe pushimet në vjeshtë appeared first on Albinfo.