“Facebook-u ma kujtoi sulmin seksist të burrit tuaj” – përplasen Deliu e Haxhiu
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, riktheu në vëmendje një sulm seksist të bashkëshortit të ministres në detyrë, Albulena Haxhiut, që ndodhi para tetë vjetësh. Ajo e publikoi këtë mesazh në Facebook, duke theksuar se, për fat të keq, ngjarja nuk mori kurrë trajtimin e duhur institucional. Nga ana tjetër, siç thotë Deliu-Kodra, kritikat ndaj Fitore

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, riktheu në vëmendje një sulm seksist të bashkëshortit të ministres në detyrë, Albulena Haxhiut, që ndodhi para tetë vjetësh.
Ajo e publikoi këtë mesazh në Facebook, duke theksuar se, për fat të keq, ngjarja nuk mori kurrë trajtimin e duhur institucional. Nga ana tjetër, siç thotë Deliu-Kodra, kritikat ndaj Fitore Pacollit për të cilën ministrja reagoi mbrëmjen e sotme, lidhen me korrupsionin kronik që ka kapluar vendin nga pushteti.
“Znj, Albulena Haxhiu, Sot, rastësisht, Facebook më kujtoi sulmin seksist që më është bërë nga bashkëshorti juaj, pikërisht më 28 korrik, para 8 vitesh. Për fat të keq, kjo ngjarje nuk ka marrë kurrë trajtimin e duhur institucional. Ndërsa kritikat ndaj Fitore Pacollit janë për korrupsionin kronik që e ka kapluar vendin nga pushteti i juaj. Askush nuk po e sulmon Fitoren për shkak te gjinisë së saj, por për dyshimet e bazuara për keqpërdorim. Kaq e thjesht është kjo punë”, shkroi Deliu-Kodra.