Fatura të majme të rrymës! KRRE kërkon që politika të mos përzihet, partitë me përplasje

“Komisioni Rregullator për Energjetikë u bënë thirrje partive politike të mos i politizojnë vendimet e KRrE-së, që është trup i pavarur”, thonë nga KRRE. Komisioni rregullatorë me apel, por partitë sot u “ndezën” për këtë temë dhe nuk kursyen as ofendimet. “Faturat astronomike të larta për rrymë janë pasojë e drejtpërdrejtë e paaftësisë së Qeverisë […] The post Fatura të majme të rrymës! KRRE kërkon që politika të mos përzihet, partitë me përplasje appeared first on InfoShqip.com.

Fatura të majme të rrymës! KRRE kërkon që politika të mos përzihet, partitë me përplasje

“Komisioni Rregullator për Energjetikë u bënë thirrje partive politike të mos i politizojnë vendimet e KRrE-së, që është trup i pavarur”, thonë nga KRRE.

Komisioni rregullatorë me apel, por partitë sot u “ndezën” për këtë temë dhe nuk kursyen as ofendimet.

“Faturat astronomike të larta për rrymë janë pasojë e drejtpërdrejtë e paaftësisë së Qeverisë së Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së. Me shfuqizimin e subvencioneve për rrymë, VMRO-DPMNE ashpër goditi në xhepin e qytetarëve…Të përballur me fatura që arrijnë 8.000, 10.000, 15.000 denarë, një pjesë e qytetarëve kërkojnë mënyrë për t’i paguar, ndërsa të tjerë kërkojnë korrigjim të faturave. Kjo është vetëm një pjesë e serisë së vendimeve dhe politikave të gabuara të VMRO-DPMNE-së me të cilat për tetë muaj e ulën standardin e qytetarëve”, deklaroi Bogdanka Kuzeska – zëdhënëse e LSDM-së.

LSDM i bëri thirrje Qeverisë që urgjentisht të sjell vendim për shfuqizimin apo uljen e TVSH-së për rrymën dhe ngrohjen, si ndihmë për qytetarët që të tejkalojnë këtë periudhë të vështirë.

Me përgjigje në formë të shkruar doli VMRO-DPMNE-ja.

“Hipokrizi klasike edhe një tjetër në serinë e përpjekjeve për të manipuluar qytetarët nga e njëjta LSD që ka varfëruar qytetarët dhe shkatërruar standardin e tyre të jetesës. LSD e rriti TVSH-në e produkteve ushqimore nga 5% në 10% dhe sot është absurde të sugjerojnë uljen e të njëjtës”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Përndryshe, dje, KRRE-ja u bëri thirrje të gjitha amvisërive që kanë marrë faturat e energjisë elektrike dhe që konsumi i tyre është faturuar në bllokun e katërt për herë të parë, që të kërkojnë nga EVN Home, e cila është e obliguar të korrigjojë faturat e energjisë elektrike dhe të bëjë shpërndarjen e duhur sipas blloqeve sipas historikut të konsumit mesatar të amvisërive në tre periudhat e fundit të faturimit. KRRE theksoi për konsumatorët të cilët janë të pakënaqur me llogaritjen e energjisë të harxhuar dhe shumën e faturës, kanë të drejtë të paraqesin ankesë tek furnizuesi universal EVN HOME dhe nëse konsumatori nuk është i kënaqur me përgjigjen e marrë ose nuk merr përgjigje brenda afatit tetë ditësh të përcaktuar me ligj, ata kanë të drejtë të paraqesin ankesë në KRRE si organ i shkallës së dytë.

“Nuk ka formular specifik të paraparë për ankesë deri te KRRE dhe ankesës duhet t’i bashkëngjitni: një kopje të ankesës së paraqitur në EVN HOME, përgjigjen nga EVN HOME dhe një kopje të faturës për të cilën ankohen.

Ankesa mund të dorëzohet në arkivin e KRRE-së ose në mënyrë elektronike me e-mail në erc@ dhe potrosuvaci@ Kundër vendimeve të KRRE-së pala e pakënaqur mund të iniciojë një kontest Administrativ”, shtojnë nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.

KRRE rikujtoi se nga 1 janari i vitit 2025, çmimi i energjisë elektrike për konsum mesatar në të katër blloqet është rritur për më pak se 1%, ose saktësisht 0,92 %.

The post Fatura të majme të rrymës! KRRE kërkon që politika të mos përzihet, partitë me përplasje appeared first on