Ministrja britanike: Trump ka të drejtë ta angazhojë Putinin në bisedimet e paqes, por zëri ukrainas duhet të jetë në tryezë
Presidenti amerikan Donald Trump kishte të drejtë që rivendosi lidhjet me liderin rus Vladimir Putin për të nisur bisedimet e paqes për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, tha ministrja britanike Bridget Phillipson. Sekretarja e Arsimit Bridget Phillipson tha se nuk mund të kishte “paqe të negociuar pa Rusinë” dhe se qasja e Trump kishte [...]Read More...

Presidenti amerikan Donald Trump kishte të drejtë që rivendosi lidhjet me liderin rus Vladimir Putin për të nisur bisedimet e paqes për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, tha ministrja britanike Bridget Phillipson.
Sekretarja e Arsimit Bridget Phillipson tha se nuk mund të kishte “paqe të negociuar pa Rusinë” dhe se qasja e Trump kishte sjellë “rusët në tryezë”. Duke folur të dielën me Laura Kuenssberg, Phillipson tha se shkrirja e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë dhe Putinin nga Trump ishte “qasja e duhur”.
“Presidenti Trump i ka sjellë rusët në tryezë”, shtoi ajo.
Kur u pyet nga nëse mirëpritja e Putinit ishte masa e duhur, Phillipson tha, “absolutisht”.
“Nuk mund të ketë zgjidhje, paqe të negociuar, pa Rusinë”, tha ajo. Ministrja shtoi se “çdo zgjidhje e qëndrueshme ku bëhet fjalë për paqen kërkon zërat ukrainas, zëri i Presidentit Zelensky të jetë një pjesë qendrore e kësaj.
“Nuk mund të ketë zgjidhje nëse nuk kemi një negociatë që përfshin Rusinë dhe Ukrainën. Megjithatë, ne jemi gjithashtu të qartë për rrezikun që presidenti rus Putin paraqet për interesat tona.”
Presidenti amerikan është përballur me një reagim të ashpër për përjashtimin e Ukrainës nga bisedimet pasi ndihmësit e tij takuan zyrtarë rusë në Arabinë Saudite. Trump ka sugjeruar gjithashtu se Ukraina mund të jetë prezente në tryezë, por ajo nuk ka “karta” në marrëveshje.
Kryeministri Sir Keir Starmer do të takohet me Trump në Uashington këtë javë dhe do të bëjë presion që Ukraina të jetë “në zemër” të çdo bisede paqeje.