Mbyllen qendrat e votimit në Gjermani, publikohen Exit Poll-et e para. Ja kush kryeson
Qendrat e votimit janë mbyllur në Gjermani, teksa vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme pasi koalicioni tri partiak u shpërbë. Pjesëmarrja raportohet të jetë 84%, më e larta që nga vitit 1990. Exit pollet e para tregojnë se Kristian demokratët e Fredeich Merz kryesojnë me rreth 29 %. E djathta ekstreme vjen e dyta me [...]Read More...

Qendrat e votimit janë mbyllur në Gjermani, teksa vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme pasi koalicioni tri partiak u shpërbë. Pjesëmarrja raportohet të jetë 84%, më e larta që nga vitit 1990.
Exit pollet e para tregojnë se Kristian demokratët e Fredeich Merz kryesojnë me rreth 29 %. E djathta ekstreme vjen e dyta me mbi 19%. Një rënie e madhe për partinë e Olaf Scholz që fitoi zgjedhjet e kaluara. Socialdemokratët marrin vetëm 16% të votive sipas exit polleve.
Të katërtit janë të gjelbrit e Robert Habeck, i cili në qeverinë e Scholz ishte zëvendëskancelar dhe ministër i Ekonomisë.
Zgjedhja e kancelarit të ri të Gjermanisë nga Bundestagu nuk do të bëhet derisa të krijohet një koalicion qeverisës. Ky proces mund të zgjasë me muaj.
Qeveria në largim e Scholz do të qëndrojë në detyrë në një bazë të përkohshme derisa Bundestag të zgjedhë një kancelar të ri. Edhe pse Merz kryeson në exit polle, atij do t’i duhet të nisë bisedimet me partitë e tjera për formimin e një qeverie.
Ndërkohë Alternativa për Gjermaninë bëhet forca e dytë më e madhe në politikën gjermane, kur katër vjet më parë morën pak më shumë se 10% të votive. Mesazhi i tyre kundër emigracionit duket se ka prekur me miliona gjermanë në perëndim dhe në lindje.
Përqindjet e dhëna nga exit poll-i i ARD për partitë janë:
– CDU/CSU (Friedrich Merz): 29%
– Afd (Alice Weidel): 19.5%
– SPD (Olaf Scholz): 16%
– Të Gjelbrit (Robert Habeck): 13.5%
– Partia e Majtë (Die Linke): 8.5%
– Aleanca Sarah Wagenknecht: 4.7%
– FDP (Demokratët e Lirë-Christian Lindner): 4.9%
/abcnews.al