Ferat Shala në Drenas: Vendlindja ime – e fortë dhe e pathyeshme
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Ferat Shala, ka zhvilluar një tubim elektoral në Drenas, ku ka shprehur mirënjohjen e tij për përkrahjen e qytetarëve të kësaj komune. “Drenasi, vendlindja ime – i fortë dhe i pathyeshëm në përkrahjen e Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidatit të saj për kryeministër, Bedri Hamza,”

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Ferat Shala, ka zhvilluar një tubim elektoral në Drenas, ku ka shprehur mirënjohjen e tij për përkrahjen e qytetarëve të kësaj komune.
“Drenasi, vendlindja ime – i fortë dhe i pathyeshëm në përkrahjen e Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidatit të saj për kryeministër, Bedri Hamza,” është shprehur Shala gjatë fjalimit të tij.
Ai ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e palëkundur ndaj PDK-së, duke theksuar se kjo forcë politike ka qenë gjithmonë në shërbim të një Kosove më të mirë.
Në fund të fjalimit, Shala ka bërë thirrje për votë, duke promovuar numrin e tij si kandidat dhe atë të partisë: **VOTO #PDK131 #FeratShala16.**