Ferizaj: Kthehen në shtëpi dy djemtë e zhdukur
Kthehen në shtëpi dy djemtë e zhdukur në Ferizaj. Policia ka bërë të ditur se dy djemtë e raportuar si të zhdukur nga nëna e tyre, janë kthyer në shtëpi. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. “Mbrëmë rreth orës 21:30 në stacion të policisë nëna e këtyre dy […]
![Ferizaj: Kthehen në shtëpi dy djemtë e zhdukur](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2022/11/policia-francaa.jpg)
Kthehen në shtëpi dy djemtë e zhdukur në Ferizaj.
Policia ka bërë të ditur se dy djemtë e raportuar si të zhdukur nga nëna e tyre, janë kthyer në shtëpi.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Mbrëmë rreth orës 21:30 në stacion të policisë nëna e këtyre dy fëmijëve ka njoftuar se janë kthyer në shtëpi dy fëmijët e saj që i kishte raportuar si të zhdukur”, tha Veseli.