Festimet për Vidovdanin: Raportohet se Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Graçanicë
Serbi me bluzë të Arsenijeviqit shoqërohet nga Policia në Gazimestan The post Festimet për Vidovdanin: Raportohet se Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Graçanicë appeared first on Albinfo.

Policia e Kosovës ka arrestuar V.P., organizatorin e një udhëtimi pelegrinazhi nga Beogradi, përcjell albinfo.ch.
Grupi që ishte i udhëhequr prej tij, kishte të veshur bluza me mesazhe politike “Serbia e Bashkuar”, dhe me ngjyrat kuq, kaltër dhe bardhë.
Ndalimi i V.P. u bë në prani të pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Inspektoratit Policor, raporton Kossev.
Komandanti i stacionit policor në Graçanicë, Bratislav Trajkoviq, nuk deshi të japë sqarime për mediat lidhur me arsyet e ndalimit të V.P.-së. Ai i referoi të gjithë gazetarët tek zyra për media e Policisë së Kosovës.
Sipas raportimeve nga gazetarët e Radio Kim që ndodhen në vendngjarje, në terren janë të pranishme forca të shtuara të Policisë së Kosovës, si dhe pjesëtarë të KFOR-it të shpërndarë me disa automjete në pika të ndryshme të Graçanicës
The post Festimet për Vidovdanin: Raportohet se Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Graçanicë appeared first on Albinfo.