Fidan Rama: “Lladrovci po sillet si pronar i krejt votave në Drenas”

Ramiz Lladrovci në emisionin “Adresa” ka treguar se anëtarë të PDK-së e kanë luftuar dhe e kanë sulmuar ultë deri aty ku edhe e kanë akuzuar se ka qenë bashkëpunëtorë i Hagës. LLadrovci në emisionin “Adresa” u shpreh i bindur se do t’i fitojë përsëri zgjedhjet në Drenas dhe se vetë qytetarët kanë kërkuar që

Fidan Rama: “Lladrovci po sillet si pronar i krejt votave në Drenas”

Ramiz Lladrovci në emisionin “Adresa” ka treguar se anëtarë të PDK-së e kanë luftuar dhe e kanë sulmuar ultë deri aty ku edhe e kanë akuzuar se ka qenë bashkëpunëtorë i Hagës.

LLadrovci në emisionin “Adresa” u shpreh i bindur se do t’i fitojë përsëri zgjedhjet në Drenas dhe se vetë qytetarët kanë kërkuar që ai të kandidojë përsëri për kryetarë komune. Këtu iu kundërpërgjigj analisti politik, Fidan Rama duke i thënë se pa dalë rezultati i zgjedhjeve nuk mund ta dijmë nësë ishte apo jo kërkesë e qytetarëve që ai të kandidojë përsëri për kryetarë komune.

“Vota është ajo që e përcakton në fund”, tha Rama për faktin se a ishin apo jo qytetarët ata që i bënë kërkesë Lladrovcit për të kandiduar./Gazeta10