Filharmonia e Kosovës sjell Felix Klieser në koncert në Prishtinë

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të mirëpresë në Prishtinë kornistin e njohur ndërkombëtarisht Felix Klieser, i cili do të performojë në një koncert të veçantë nën drejtimin e dirigjentit Gregory Charette, transmeton albinfo.ch.
Klieser do të interpretojë Koncertin nr. 1 për korno të Richard Strauss, si dhe Koncertin për dy korno të Joseph Haydn, ku do t’i bashkohet edhe kornisti shqiptar Ilir Kodhima.
Felix Klieser konsiderohet një nga emrat më të spikatur të skenës bashkëkohore të kornos, i vlerësuar për virtuozitetin dhe muzikalitetin e tij të veçantë, ndërsa ka performuar me orkestrat më prestigjioze në botë.
Në pjesën e dytë të koncertit, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të sjellë për publikun Simfoninë nr. 5 të kompozitorit Franz Schubert./Albinfo.ch
The post Filharmonia e Kosovës sjell Felix Klieser në koncert në Prishtinë appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit:albinfo.chShënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.



