Fillon shpërndarja e librave shqip për nxënësit e diasporës në Gjermani
Mynih: Konsullata shpërndan tekstet shqipe për nxënësit në Bavari The post Fillon shpërndarja e librave shqip për nxënësit e diasporës në Gjermani appeared first on Albinfo.

Në Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë në Mynih ka nisur shpërndarja e teksteve mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit e Bavarisë, me rastin e fillimit të vitit shkollor 2025/26, transmeton albinfo.ch.
Edhe këtë vit, nxënësit nga klasa I deri në IX do të pajisen me libra të botuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën, të ndarë sipas dy niveleve mësimore. Shpërndarja do të vazhdojë edhe për mësuesit që kanë bërë porosi nga landët Baden-Württemberg, Rheinland-Pfalz dhe Saarland.
Në njoftim është shprehur mirënjohje e veçantë për LAPSH Bavari dhe mësuesit e përkushtuar kudo në Gjermani, të cilët mbajnë gjallë gjuhën dhe kulturën shqipe në diasporë.
The post Fillon shpërndarja e librave shqip për nxënësit e diasporës në Gjermani appeared first on Albinfo.