Fitojnë bizneset në gjykata kundër institucioneve të kapura të shtetit

Sot rasti i dytë, nga shumë tjera që do të pasojnë, që fitojnë bizneset tona në gjykata kundër institucioneve të kapura të shtetit të cilat kanë marrë vendime të dëmshme kundër ekonomisë!???????? Me një deficit tregtar në mallra prej gati €25 MILIARDË prej vitit 2020 deri sot, bizneseve dhe prodhuesëve tanë duhet me ju siguru

Fitojnë bizneset në gjykata kundër institucioneve të kapura të shtetit

Sot rasti i dytë, nga shumë tjera që do të pasojnë, që fitojnë bizneset tona në gjykata kundër institucioneve të kapura të shtetit të cilat kanë marrë vendime të dëmshme kundër ekonomisë!

Me një deficit tregtar në mallra prej gati €25 MILIARDË prej vitit 2020 deri sot, bizneseve dhe prodhuesëve tanë duhet me ju siguru energjinë më të lirë të mundshme, jo e kundërta! Nuk shkon me shitë energjinë publike me €29.5 për MW e bizneseve që e mbajnë gjallë këtë shtet me i përjashtu nga qasja e me ju ofru energji shumë herë më të shtrenjt për MW.

Përpos korrigjimit të këture vendimeve, duhet gjithashtu, pa humbur kohë me fillu me i ngritë kapacitete të reja emergjente prej së paku 300MWh-500MWh që me dalë prej krizës dhe kurthit që është futur Kosova.

Pa vonesë duhet me ndryshu drejtimin dhe qasjen e qeverisjes dhe me kriju dhe investu programe ekonomike, sipas rrethanave dhe nevojave specifike, që fuqizojnë prodhuesit dhe shërbyesit tanë që me i adresu sfidat kronike strukturore të ekonomisë. Jo me i dhunu dhe me i sulmu!

Secila miliardë e investuar në përkrahje për bizneset tona përkthehet në miliarda tjera ulje të deficitit dhe rritjes cilësore të qëndrueshme ekonomike. Kështu jo vetëm që rritet konkurrencshmëria, por edhe paraja ruhet dhe shumohet më shpejt e më shumë në ekonominë tonë.

Ata që po i dhunojnë bizneset tona me energji 4-5x më të shtrenjt sesa që ju shesin tjerëve duhet jo vetëmme u turpëru por edhe me u hetu thellë e gjërë. Energji të lirë dhe përkrahje me programe me miliarda për bizneset dhe ekonominë tonë është më së paku çka duhet me bë ata që drejtojnë institucionet publike.