Fitore shumë e vlefshme për Zvicrën
Zvicra fitoi ndaj Islandës 2:0 për të rritur gjasat për kalimin tutje nga grupet The post Fitore shumë e vlefshme për Zvicrën appeared first on Albinfo.

Zvicra shënoi fitoren e parë në Kampionatin Evropian për Femrat, që po mbahet pikërisht në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Nati fitoi ndaj Islandës 2:0, duke arritur pikët e para.
Reuteler në minutën e 76-të dhe Pilgrim në minutën e 90-të shënuan golat për Zvicrën.
Futbollistja shqiptare Riola Xhemaili nuk luajti në këtë ndeshje për Zvicrën.
Në Grupin A, Norvegjia ka gjashtë pikë, Zvicra e Finlanda nga tri dhe Islanda e fundit pa pikë.
Ndeshja e ardhshme dhe vendimtare do të jetë ndaj Finlandës më 10 korrik.
The post Fitore shumë e vlefshme për Zvicrën appeared first on Albinfo.