Florijana Kastrati përfundon studimet Master në Vjenë me projektin e dedikuar Prizrenit

Nga Vjena në Prizren – Florijana Kastrati diplomon Masterin me projekt për vendlindjen The post Florijana Kastrati përfundon studimet Master në Vjenë me projektin e dedikuar Prizrenit appeared first on Albinfo.

Florijana Kastrati përfundon studimet Master në Vjenë me projektin e dedikuar Prizrenit

Një histori suksesi nga diaspora shqiptare vjen këtë herë nga Austria.

Florijana Kastrati, studente në FH Campus Wien, Universiteti i Shkencave të Aplikuara, ka përfunduar me sukses studimet Master në drejtimin Arkitekturë  Ndërtim i Gjelbër, shkruan albinfo.at.

Gjatë rrugëtimit të saj akademik, ajo ka qenë pjesë e KPPK Civil Engineers GmbH dhe ka bashkëpunuar ngushtë me institucionin ku kreu studimet, duke fituar përvojë praktike në fushën e arkitekturës moderne dhe të qëndrueshme.

Çfarë e bën edhe më të veçantë këtë arritje është fakti se Florijana ka vendosur t’ia kushtojë tezën e saj të Masterit vendlindjes,  qytetit të Prizrenit në Kosovë. Ajo thekson se projekti nuk është vetëm një koncept arkitektonik dhe urbanistik, por mbi të gjitha një kontribut i sinqertë për atdheun që e ka formësuar dhe frymëzuar.

“Jam veçanërisht krenare që kam mundur t’ia kushtoj këtë punim akademik qytetit tim të lindjes. Për mua, ky projekt përfaqëson jo vetëm një ide ndërtimi, por edhe një lidhje shpirtërore me rrënjët e mia,”  u shpreh Kastrati.

Me këtë hap të rëndësishëm, Florijana Kastrati jo vetëm që shënon një arritje personale e profesionale, por njëkohësisht jep shembullin e angazhimit të rinisë shqiptare në diasporë, e cila me punën dhe përkushtimin e saj po kontribuon për zhvillimin e vendlindjes. /Albinfo.at

The post Florijana Kastrati përfundon studimet Master në Vjenë me projektin e dedikuar Prizrenit appeared first on Albinfo.