Formulari i ri për qiratë fillestare në Zvicër, transparencë e re në kontrata

Rregulla të reja për qiratë e banesave The post Formulari i ri për qiratë fillestare në Zvicër, transparencë e re në kontrata appeared first on Albinfo.

Formulari i ri për qiratë fillestare në Zvicër, transparencë e re në kontrata

Në kushte të mungesës së banesave, kantonet në Zvicër mund të ndërmarrin masa konkrete për të garantuar një treg më të drejtë dhe transparent për qiratë. Një nga këto masa është mundësia për të përcaktuar përdorimin e detyrueshëm të formularit zyrtar për njoftimin e qirasë fillestare në rastet kur lidhet një kontratë e re për banim, përcjell albinfo.ch.

Ky formular ka një funksion thelbësor në mbrojtjen e të drejtave të qiramarrësve. Nëpërmjet tij, qiramarrësi informohet për qiranë e mëparshme të banesës dhe njoftohet për të drejtën që ka për të kundërshtuar qiranë e re, në rast se ajo duket e padrejtë apo tepër e lartë.

Përveç aspektit të transparencës, përdorimi i formularit synon edhe të ndikojë në sjelljen e qiradhënësve. Duke qenë se çdo rritje e konsiderueshme e qirasë apo ndryshim qiramarrësi duhet të jetë e dokumentuar dhe e justifikuar, kjo masë nxit vetëpërmbajtje nga ana e qiradhënësve dhe frenon abuzimet e mundshme në tregun e banesave.

Kjo është një qasje që vjen si reagim ndaj krizës së strehimit në disa rajone dhe si përpjekje për të ruajtur balancën mes interesave të qiramarrësve dhe qiradhënësve, në një treg gjithnjë e më të ndjeshëm ndaj mungesës së hapësirave të banimit. /Albinfo.ch

The post Formulari i ri për qiratë fillestare në Zvicër, transparencë e re në kontrata appeared first on Albinfo.