FOTO/ Madhështi në Windsor, Trump dhe Melania nderohen nga familja mbretërore në Britani
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nisi këtë të mërkurë vizitën e tij zyrtare në Britaninë e Madhe. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Melania, Trump u takua sapo zbriti nga helikopteri Marine One me Princin dhe Princeshën e Uellsit, William dhe Kate Midletton. Më pas ai shtrëngoi duart edhe me monarkun [...]Read More...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nisi këtë të mërkurë vizitën e tij zyrtare në Britaninë e Madhe.
I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Melania, Trump u takua sapo zbriti nga helikopteri Marine One me Princin dhe Princeshën e Uellsit, William dhe Kate Midletton.
Më pas ai shtrëngoi duart edhe me monarkun britanik, Charles.
Ky i fundit shoqërohej nga Mbretëresha Camilla.
Mbreti Charles dhe presidenti Trump udhëtuan me karrocën mbretërore drejt Kështjellës Winsdor, ndërsa një tjetrën pas tyre, ishte Mbretëresha Camilla me Zonjën e Parë të Amerikës.
Kjo është vizita e tij e dytë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar dhe ajo shoqërohet me ceremonitë dhe madhështinë tradicionale.