Franca përgatitet për trazira të mundshme

Në Francë janë rreth 80 mijë xhandarë e oficerë policie që do të mobilizohen nesër për të parandaluar çdo trazirë gjatë lëvizjes sociale “Blloko gjithçka”,  siç njoftoi ministri i Brendshëm francez, Bruno Retailleau, i cili së shpejti do të japë dorëheqjen. Ne nuk do të tolerojmë asnjë bllokim, asnjë dhunë, asnjë veprim bojkoti, padyshim, shtoi Retailleau [...]Read More...

Franca përgatitet për trazira të mundshme

Në Francë janë rreth 80 mijë xhandarë e oficerë policie që do të mobilizohen nesër për të parandaluar çdo trazirë gjatë lëvizjes sociale “Blloko gjithçka”,  siç njoftoi ministri i Brendshëm francez, Bruno Retailleau, i cili së shpejti do të japë dorëheqjen.

Ne nuk do të tolerojmë asnjë bllokim, asnjë dhunë, asnjë veprim bojkoti, padyshim, shtoi Retailleau në France 2, teksa ka planifikuar të takohet me të gjithë prefektët, për të diskutuar mobilizimin e 10 shtatorit.

Ministri në ikje kritikoi ashpër lëvizjen “La France Insoumise” dhe udhëheqësin e saj, Jean-Luc Melenchon duke i akuzuar se duan të “nxisin flakët e zemërimit të acaruar të popullit francez”.

“Rebelët duan që të mund të krijojnë, siç e tregova, një klimë kryengritjeje.”

Duke analizuar gjenezën, si dhe evolucionin e lëvizjes së 10 shtatorit, ministri vërejti se “fillimisht, pati një mobilizim qytetar” i cili “që atëherë është rrëmbyer e devijuar”.

“Pastaj, ishte një radikalizim nga lëvizja e ekstremit të majtë. Ne e dimë që këto grupe të vogla (…) janë të vendosura, janë të organizuara dhe e majta ekstreme është ultra e dhunshme, vuri në dukje Bruno Retailleau, duke shprehur frikën e veprimeve të dhunshme.”

Autoritetet presin veprime të ndryshme në të gjithë vendin ditën e nesërme, duke filluar nga bllokadat e stacioneve të trenave, rafinerive e autostradave kryesore deri te operacionet për sabotimin e kamerave të shpejtësisë dhe demonstratat tradicionale.

Shërbimet sekrete theksojnë vështirësinë e parashikimit të natyrës së kësaj lëvizjeje “horizontale” e pa udhëheqës.

“Policia dhe xhandarët e mobilizuar do të kenë udhëzime shumë të qarta: vendosmëri dhe do të duhet të arrestojnë sa më shumë njerëz të jetë e mundur në rast të krimeve të dyshuara. Kur të ketë demonstrata, ne do t’i shoqërojmë ato sepse është një e drejtë kushtetuese të demonstrojmë në mënyrë paqësore. Por, ne vërtet nuk do të tolerojmë asnjë dhunë apo teprim.”

I pyetur në lidhje me komentet e Bruno Retailleau, Jean-Luc Melenchon tha:

“Ministri i Brendshëm është në luftë me popullin francez. E them këtë ballë për ballë të gjithëve që më dëgjojnë: mos bëni asgjë tjetër përveç gjërave që janë të kontrolluara dhe të qeta, deklaroi kreu i LFI-së duke folur në France 2.”  / abcnews.al/