“Fronti i paqes” në SHBA/ Zelensky do shkojë në Uashington, i shoqëruar nga Macron dhe Starmer. Bjellorusia “hap derën” për negociatat

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mund të shkojë në Uashington I shoqëruar nga Emannuel Macron dhe Keir Starmer. Të tre liderët mund të shkojnë në Shtetet e Bashkuara për të paraqitur një front të bashkuar për paqen në Ukrainë. Si presidenti francez ashtu edhe kryeministri britanik kanë shkuar me parë në Uashington ku janë takuar me [...]Read More...

“Fronti i paqes” në SHBA/ Zelensky do shkojë në Uashington, i shoqëruar nga Macron dhe Starmer. Bjellorusia “hap derën” për negociatat

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mund të shkojë në Uashington I shoqëruar nga Emannuel Macron dhe Keir Starmer. Të tre liderët mund të shkojnë në Shtetet e Bashkuara për të paraqitur një front të bashkuar për paqen në Ukrainë.

Si presidenti francez ashtu edhe kryeministri britanik kanë shkuar me parë në Uashington ku janë takuar me Donald Trump.

Pas tyre edhe Zelensky u takua me presidentin amerikan për të firmosur marrëveshjen e mineraleve, por marrëdhëniet mes liderëve u tensionuan edhe më shumë.

Europa tashmë ka filluar të zgjohet e të reagojë në mbrojtje të Ukrainës, por mes liderëve ekzistojnë ende disa mosmarrëveshje, se si do të garantohet siguria e Ukrainës.

Teksa Starmer ka përsëritur se Britania është e gatshme të dërgojë trupa në shtetin e Europës Lindore, një tjetër qëndrim vjen nga Italia.

Kryeministrja Georgia Meloni tha se propozimi është shumë i vështirë për t’u realizuar dhe vuri në dyshim efektivitetin e tij.

Edhe pse theksoi rëndësinë e unitetit perëndimor në rastin e Ukrainës, Meloni e bëri të qartë se vendi i saj nuk do të dërgojë trupa.

Zhvillimet vijnë në një kohë kur Ukraina ka shprehur tashmë gatishmërinë për negociata, që u prit pozitivisht edhe nga Moska.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Moska ka një qasje përgjithësisht positive, por është e partë si mund të zhvillohen negociatat kur vetë Zelensky ka miratuar një dekret në vitin 2022 që I ndalon ligjërisht negociatat me Vladimir Putin.

Për të pritur negociatat është ofruar sërish Bjellorusia, aleate e ngushtë e Rusisë. Presidenti Aleksandër Lukashenko ftoi Donald Trump, Putin dhe Zelensky në Minsk, për të mbajtur bisedimet për t’i dhënë fund luftës./abcnews.al