Fundi i “Ballkanit të Hapur”, Balla: U mbyll me sukses, ndihmoi prodhuesit shqiptarë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur lidhur me fundin e nismës së “Ballkanit të Hapur”. Jashtë ambienteve të Kuvendit, Balla tha se  misioni i “Balkanit të Hapur”  është mbyllur me sukses, pasi ka ndihmuar prodhuesit shqiptarë që të mos kenë pengesa burokratike në kufi. Balla theksoi se tani që “Ballkani […] The post Fundi i “Ballkanit të Hapur”, Balla: U mbyll me sukses, ndihmoi prodhuesit shqiptarë appeared first on Newsbomb Albania.

Fundi i “Ballkanit të Hapur”, Balla: U mbyll me sukses, ndihmoi prodhuesit shqiptarë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur lidhur me fundin e nismës së “Ballkanit të Hapur”.

Jashtë ambienteve të Kuvendit, Balla tha se  misioni i “Balkanit të Hapur”  është mbyllur me sukses, pasi ka ndihmuar prodhuesit shqiptarë që të mos kenë pengesa burokratike në kufi. Balla theksoi se tani që “Ballkani i Hapur”  arriti suksesin e saj, është koha që Bashkimi Europian të vijojë procesin.

“Ballkani i Hapur është instrumenti më i mirë i implementimit në terren të Procesit të Berlinit. BE ka në themel lëvizjen e lirë të mallrave, njerëzve dhe kapitaleve. E ka mbyllur misionin e vetë sepse ka ndihmuar prodhuesit shqiptar të mos kenë pengesa burokratike në kufi. Kur arritëm lëvizje të lirë kemi arritur 3 dimensione themelore të asaj që ne synojmë të bëhemi. Tani që arriti suksesin, i takon BE-së të vijojë procesin”, tha Balla.

Kryeministri Edi Rama dy ditë më parë tha se “Ballkani i Hapur” e ka kryer misionin dhe se tani duhet Procesi i Berlinit.

Ndërkohë, ditën e djeshme një një deklaratë për mediat presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se nuk beson se Rama ka thënë se Ballkani i Hapur ka mbaruar pasi sipas tij, është një ide autoktone që i përket popujve të Ballkanit.

“Nuk jam i sigurt se është pikërisht ajo që tha ai, por shpresoj se do të mund ta shoh së shpejti. Ballkani i hapur është një ide autoktone e popujve të Ballkanit, serb, shqiptar, maqedonas, por është mbështetur edhe nga një pjesë e konsiderueshme e boshnjakëve dhe njerëzve në Mal të Zi që nuk janë serbë”, tha Vuçiç. Ai tha se e njihte mirë Ramën dhe se ishte thuajse e pamundur që ai të kishte thënë një gjë të tillë.

The post Fundi i “Ballkanit të Hapur”, Balla: U mbyll me sukses, ndihmoi prodhuesit shqiptarë appeared first on Newsbomb Albania.