E FUNDIT NGA MILANI! Rafael Leao mund të largohet, por vetëm për një shifër të çmendur

E FUNDIT NGA MILANI! Rafael Leao mund të largohet, por vetëm për një shifër të çmendur

AC Milan ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të ulë çmimin për Rafael Leaon, pavarësisht interesimit të disa klubeve për sulmuesin portugez.

Sipas raportimeve të Sky Sport, gjatë takimit të së mërkurës me agjentin Jorge Mendes, drejtuesit e Milanit kanë përsëritur se për të realizuar një transferim të Leaos para mbylljes së merkatos nevojiten rreth 60 milionë euro.

E ardhmja e 27-vjeçarit mbetet ende e pasigurt. Milani nuk është në nxitim për ta shitur dhe nuk e konsideron të domosdoshëm largimin e tij, por do të shqyrtojë një ofertë që plotëson kërkesat e klubit, përcjell ORAinfo.

Galatasaray tërhiqet nga gara

Galatasaray kishte paraqitur një ofertë prej rreth 40 milionë eurosh, e cila u refuzua nga kuqezinjtë. Pas këtij zhvillimi, klubi turk ka ndryshuar objektivat për krahun e majtë dhe është lidhur me Gabriel Martinellin dhe Noa Lang.

Megjithatë, një marrëveshje për Leao mund të jetë ende e mundur nëse oferta afrohet te 50 milionë euro plus bonuse.

Në garë është përmendur edhe klubi saudit Al-Hilal, ndërsa një tjetër destinacion i mundshëm mund të jetë Premier League.

Drejtuesit e Milanit shpresojnë që Jorge Mendes të gjejë një zgjidhje në ditët e fundit të merkatos. Për momentin, qëndrimi i klubit është i qartë: Leao nuk do të largohet me çdo kusht dhe Milani do ta pranojë shitjen vetëm nëse vjen oferta e duhur. /ORAinfo/


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.