Fundjavë e ngrohtë dhe me diell

Mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë do të mbajë ditëve të fundjavës. Të shtunën, kohë pas kohe mund të kalojnë vranësira të pakta. Fryn erë e lehtë dhe mesatare, verilindore 1-5m/s. Mbetet ngrohtë me temperatura maksimale deri në 18C e 21C, derisa minimalet zbresin në -2C e 3C. Kryesisht me diell parashihet të mbretëroj

Fundjavë e ngrohtë dhe me diell

Mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë do të mbajë ditëve të fundjavës.

Të shtunën, kohë pas kohe mund të kalojnë vranësira të pakta.

Fryn erë e lehtë dhe mesatare, verilindore 1-5m/s. Mbetet ngrohtë me temperatura maksimale deri në 18C e 21C, derisa minimalet zbresin në -2C e 3C.

Kryesisht me diell parashihet të mbretëroj edhe të hënën, me maksimale prej 19C e 20C. Nga dita e martë shtrihen më shumë vranësira mbi vend, që deri në mbrëmje sjellin kushte për të reshura shiu, duke vazhduar kohë pas kohe përgjatë ditës së mërkurë.

Temperaturat megjithë një tendencë të rënies, mbesin të larta deri në 16C e 18C.

Minimalet shënojnë rritje në fillim të javës, deri në 5C e 6C.