Futbollisti shqiptar shënon super gol ndaj Manchester Cityt
21-vjeçari Gruda e shënoi golin e fitores në minutën e 89-të The post Futbollisti shqiptar shënon super gol ndaj Manchester Cityt appeared first on Albinfo.

Supergoli i futbollistit shqiptar, Brajan Gruda, e ka lënë sërish pa fitore skuadrën e Manchester Cityt.
City u mposht në udhëtim nga Brightoni me rezultatin 2:1, transmeton albinfo.ch.
Dhe ishte pikërisht goli i Grudës që ia shkaktoi disfatën e dytë radhazi Cityt.
21-vjeçari Gruda e shënoi golin e fitores në minutën e 89-të. Ai dribloi dy futbollistë të Cityt dhe e dërgoi topin në rrjetë.
Gruda në lojë u inkuadrua në minutën e 61-të.
Sulmuesi i krahut edhe të mërkurën shënoi një gol dhe bëri një asistim për Brightonin në fitoren 6:0 ndaj Oxford Unitedit në kuadër të Kupës së Ligës angleze.
BRAJAN GRUDA SURELY WINS IT FOR BRIGHTON!!!! AMAZING!
The AMEX goes absolutely wild as Gruda is played through, he takes the ball past James Trafford and slips it home to score his first goal at home for the Seagulls!
– Football Insider (@footyinsider247) August 31, 2025
The post Futbollisti shqiptar shënon super gol ndaj Manchester Cityt appeared first on Albinfo.