Ganimete Musliu lëshon mbledhjen e Komisionit për Administratë

Ganimete Musliu lëshon mbledhjen e Komisionit për Administratë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka lëshuar sot mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, duke kundërshtuar rendin e paraparë për diskutim.

Musliu tha se Kuvendi i Kosovës nuk mund të vazhdojë punimet rutinë në kohën kur qytetarët po kërkojnë që prioritet të jetë çështja e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Ajo kërkoi që Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës të jetë prioritet i Kuvendit, raporton KosovaPress.

Ajo theksoi se për këtë çështje, nuk duhet të ketë dallime politike ndërmjet deputetëve.

Musliu tha se nuk e voton rendin e ditës dhe nuk do të merr pjesë në mbledhjen e komisionit.

Kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, Albert Kinolli, ka thënë se shpreson që së shpejti në Kuvend të procedohet amendamentimi i Projektligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Kinolli tha se, sipas informacioneve që kanë marrë nga kryeministri, amendamentimi pritet të vijë së shpejti në Kuvend.

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka thënë se çështja e Dhomave të Specializuara nuk duhet të pengojë punën e këtij komisioni, pasi trajtimi i këtij ligji është në kompetencë të Komisionit për Legjislacion.

The post Ganimete Musliu lëshon mbledhjen e Komisionit për Administratë appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.