Gara për deputet, Imri Ahmeti merr mbështetje të madhe nga familja e tij
Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti po vazhdon të marrë përkrahje të madhe në garën e tij për deputet. Mbështetje të madhe në misionin e tij, Ahmeti ka marrë edhe familja e tij e gjerë. Ai ka publikuar disa fotografi ku shihet i rrethuar nga familjarët e tij të cilët i kanë dhënë mbështetje të parezervë, […]

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti po vazhdon të marrë përkrahje të madhe në garën e tij për deputet.
Mbështetje të madhe në misionin e tij, Ahmeti ka marrë edhe familja e tij e gjerë.
Ai ka publikuar disa fotografi ku shihet i rrethuar nga familjarët e tij të cilët i kanë dhënë mbështetje të parezervë, raporton ORAinfo.
“Jam me fat për mbështetjen e pandalshme të gjithë familjes sime të gjerë, e cila asnjëherë nuk ka kursyer përkrahjen gjatë rrugëtimit tim politik”, ka shkruar Ahmeti në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Kujtojmë që Imri Ahmeti rëndihet i 7-shi në lisën e LDK-së për deputet.
Postimi i tij i plotë:
Familja ime, Ahmeti, ka qenë gjithmonë burim krenarie gjatë gjithë rrugëtimit tim.
Jemi krenarë që jemi nipat e Bahti dhe Hazir Torinës.
Jam me fat për mbështetjen e pandalshme të gjithë familjes sime të gjerë, e cila asnjëherë nuk ka kursyer përkrahjen gjatë rrugëtimit tim politik.
Mbështetja dhe sakrificat e tyre më kanë motivuar gjithmonë të qëndroj i përkushtuar dhe të punoj për të mirën e vendit tonë. /ORAinfo/