Garda Kombëtare në Chicago/ Demokratët kritika Trump: Veprim i pakoordinuar

Guvernatori demokrat i Illinois, JB Pritzker e ka quajtur “abuzim me pushtetit” planin e presidentit amerikan Donald Trump për të dërguar trupa të Gardës Kombëtare në Çikago. Në një deklaratë zyrtare, Pritzker tha se “nuk ka asnjë emergjencë që justifikon praninë e Gardës Kombëtare në Illinois” dhe se presidenti “po përpiqet të sajojë një krizë”. [...]Read More...

Garda Kombëtare në Chicago/ Demokratët kritika Trump: Veprim i pakoordinuar

Guvernatori demokrat i Illinois, JB Pritzker e ka quajtur “abuzim me pushtetit” planin e presidentit amerikan Donald Trump për të dërguar trupa të Gardës Kombëtare në Çikago. Në një deklaratë zyrtare, Pritzker tha se “nuk ka asnjë emergjencë që justifikon praninë e Gardës Kombëtare në Illinois” dhe se presidenti “po përpiqet të sajojë një krizë”.

Trump ka vendosur tashmë rreth 2,000 trupa në Uashington DC, qytet i drejtuar nga demokratët, duke e paraqitur operacionin si pjesë të një “goditjeje kundër krimit” në qytetet amerikane. Ai paralajmëroi se e njëjta politikë mund të shtrihet edhe në Çikago dhe Nju Jork.

Kryetari i bashkisë së Çikagos, Brandon Johnson, reagoi duke thënë se nuk ka marrë asnjë njoftim për vendosjen e trupave në qytet. Sipas tij, ky veprim është “i pa koordinuar, i panevojshëm dhe i pasigurt”, që mund të rrisë tensionet mes qytetarëve dhe forcave të rendit.

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka urdhëruar që trupat e Gardës Kombëtare në Uashington të jenë të armatosur, ndryshe nga udhëzimi fillestar i Pentagonit që e ndalonte mbajtjen e armëve.

Sipas mediave amerikane, deri në 1,700 pjesëtarë të Gardës Kombëtare pritet të mobilizohen në 19 shtete, me Teksasin që do të ketë numrin më të madh të trupave. Ata do të ndihmojnë Agjencinë e Emigracionit dhe Doganave (ICE) dhe do të shërbejnë si prani parandaluese.

Presidenti Trump e ka quajtur operacionin në kryeqytet një sukses, duke pohuar se Uashingtoni “tani është i sigurt” dhe nuk përjashtoi mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për të mbajtur trupat përtej afatit 30-ditor.

Megjithatë, një sondazh i Washington Post tregon se rreth 80% e banorëve të Uashingtonit janë kundër vendosjes së trupave federale dhe Gardës Kombëtare në qytet.