Garda Kombëtare përgatit kadetët për mbijetesë në kushte dimërore

Në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim të Gardës Kombëtare u realizua trajnimi i Mbijetesës në Kushte Dimërore, për kadetët e Qendrës për Studime Universitare. Sipas njoftimit te FSK-së, pjesëmarrësit u aftësuan në punën me litarë, repelim, ngjitje teknike, ndihmë të parë dhe menaxhim të situatave emergjente, si dhe realizuan ushtrime praktike të mbijetesës në

Garda Kombëtare përgatit kadetët për mbijetesë në kushte dimërore
garda-kombetare-pergatit-kadetet-per-mbijetese-ne-kushte-dimerore

garda-kombetare-pergatit-kadetet-per-mbijetese-ne-kushte-dimerore

Në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim të Gardës Kombëtare u realizua trajnimi i Mbijetesës në Kushte Dimërore, për kadetët e Qendrës për Studime Universitare.

Sipas njoftimit te FSK-së, pjesëmarrësit u aftësuan në punën me litarë, repelim, ngjitje teknike, ndihmë të parë dhe menaxhim të situatave emergjente, si dhe realizuan ushtrime praktike të mbijetesës në natyrë, përfshirë ndërtimin e strehimoreve, orientimin në terren, ndezjen e zjarrit dhe sigurimin e burimeve jetike.

“Pavarësisht kushteve të ashpra dimërore, pjesëmarrësit demonstruan disiplinë, përkushtim dhe qëndrueshmëri të lartë fizike e mendore, duke forcuar gatishmërinë për ndërhyrje efektive në operacione reale”, thuhet në njoftim.