Gashi për bisedën e Mimozës me Radojqiçin: Ajo është viktimë, s’i bën pa u marrë vesh me kryeministrin
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka folur rreth bisedave telefonike të fundit të publikuara të shefes së LVV, Mimoza Kusari-Lila me terroristin Millan Radojqiç. Gashi u shpreh se këto biseda telefonike mes dy palëve janë të befasishme për të. “Jam çudit nuk e kam pritë atë lloj komunikimi, afërsie. Mimoza është viktimë […]
![Gashi për bisedën e Mimozës me Radojqiçin: Ajo është viktimë, s’i bën pa u marrë vesh me kryeministrin](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/656604-gashi-per-biseden-e-mimozes-me-radojqicin-ajo-eshte-viktime-si-ben-pa-u-marre-vesh-me-kryeministrin.png)
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka folur rreth bisedave telefonike të fundit të publikuara të shefes së LVV, Mimoza Kusari-Lila me terroristin Millan Radojqiç.
Gashi u shpreh se këto biseda telefonike mes dy palëve janë të befasishme për të.
“Jam çudit nuk e kam pritë atë lloj komunikimi, afërsie. Mimoza është viktimë e Vetëvendosjes, atë lloj komunikimi, negocimi, Mimoza nuk e bën pa u marrë vesh me kryeministrin sepse janë punë që ai duhet me e dhënë izën për me u bë” tha ai.
Tutje Arben Gashi shtoi se komunikimi me terroristin Radojçiq përderisa është në listë të zezë është vepër penale. /Paparaci