Gati dy vite pas vendosjes/ A do të hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës?

Në seancës e së enjtes të Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian u paraqit draft-raporti për situatën në Kosovë i raportuesit, Riho Terras. Ai i bëri thirrje Bashkimit Evropian që masat ndaj Kosovës t’i heq sa më parë që është e mundur pasi, sipas tij, të njëjtat janë vënë padrejtësisht gati para dy

Gati dy vite pas vendosjes/ A do të hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës?

Në seancës e së enjtes të Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian u paraqit draft-raporti për situatën në Kosovë i raportuesit, Riho Terras. Ai i bëri thirrje Bashkimit Evropian që masat ndaj Kosovës t’i heq sa më parë që është e mundur pasi, sipas tij, të njëjtat janë vënë padrejtësisht gati para dy viteve.

Një ditë më parë, para se të mblidhet Komisioni, shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav deklaroi se për heqjen e masave ndaj Kosovës duhet konsensusi i 7 shteteve të BE-së dhe ka diskutime që janë në proces e sipër për këtë çështje.

Nga partia në pushet janë shprehur optimist se BE-ja së shpejti do t’i largoj masat ndaj Kosovës, derisa nga opozita fajin për sanksionimin e vendit, ia lanë pushtetit aktual, ku kanë kërkuar koordinim të menjëhershëm me aleatët për largimin e këtyre masave.

Avni Arifi: Heqja e masave të BE-së parakusht për suksesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Ish-diplomati Avni Arifi ka folur për “Front Online” lidhur me masat e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, duke i cilësuar ato si një pasojë të gabuar të politikës së BE-së dhe të veprimeve diplomatike të Kosovës.

Arifi theksoi se këto masa kanë dëmtuar më së shumti Kosovën, por edhe kredibilitetin e BE-së, sidomos pas sulmit terrorist në Banjskë.

“Vënia e masave ndaj Kosovës si rezultat i gabuar i politikës së BE-së, por edhe veprimeve diplomatike të Kosovës e kanë dëmtuar më së shumti Kosovën por sigurisht edhe kredibilitetin e BE-së në këtë proces sidomos pas sulmit terrorist shtetëror të Serbisë në Banjskë”, deklaroi Arifi.

Heqja e këtyre masave, sipas Arifit, është një parakusht i domosdoshëm për një proces të suksesshëm të bisedimeve.

“E pamundur që Kallas të filloj një proces të suksesshëm përderisa Kosova është nën masa. Heqja e masave është parakusht i suksesit të bisedimeve”, u shpreh ai.

Statovci: Kosova ka vepruar në përputhje me vlerat perëndimore, BE duhet t’i heqë masat

Deputetja e rizgjedhur e LVV-së, Jeta Statovci, deklaroi për “Front Online” se masat e vendosura ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian janë të pakuptimta.

Sipas Statovcit, masat janë në fuqi për shkak të një veprimi ligjor të Kosovës, që përfshin angazhimin e katër kryetarëve të komunave të veriut në përpjekjet për shtrirjen e sovranitetit dhe sundimin e ligjit.

“Masat i kemi vlerësuar si tërësisht të pakuptimta. Ato janë̈ në fuqi si rezultat i një̈ veprimi plotësisht ligjor, shkuarja e katër kryetarëve në komunat e veriut, që është̈ pjesë e përpjekjeve tona për shtrirjen e sovranitetit dhe sundimin e ligjit. Ndaj Serbisë̈ nuk janë̈ vendosur masa, pavarësisht se ajo ka organizuar sulm terrorist”, deklaroi ajo.

Statovci ka shprehur besimin se Bashkimi Evropian do të heqë masat ndaj Kosovës, duke e vlerësuar se Kosova ka vepruar në përputhje me vlerat perëndimore dhe interesat e stabilitetit dhe sigurisë.

“Kosova ka vepruar në bazë të vlerave perëndimore, në bazë të Kushtetutës, ligjit, dhe në interes të stabilitetit dhe sigurisë. Dhe kërkesa për largimin e masave ndaj Kosovës po merr një vendosmëri më të theksuar. Po pres që së shpejti të jemi pa masa nga BE, sepse besoj që BE do t’i përgjigjet pozitivisht Parlamentit Evropian”, shprehet Statovci.

Kadrijaj: Kosova është një vend i sanksionuar, BE-ja duhet të arrijë konsensus për të hequr masat

Deputetja e rizgjedhur e AAK-së, Time Kadrijaj, është prononcuar për “Front Online” lidhur me masat e vendosura ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian.

Sipas Kadrijajt, mungesa e konsensusit brenda BE-së është një faktor kyç që pengon zgjidhjen e situatës.

“Kur janë vendosur masat kanë qenë disa kushte që Kosova të punoj në drejtimin për deeskalimin e situatës në Veri. Ishte paralajmëruar Kurti që nëse tenton të nxitë konflikt dhe nuk do të hiqen. Kosova është vend i sanksionuar. Po kërkohet një konsensus nga të gjitha vendet e BE-së dhe e kemi parë se nuk ekziston një konsensus”, tha ajo.

Ajo theksoi se Qeveria Kurti ka dështuar të përmbushë kërkesat e BE-së dhe duhet të veprojë në koordinim me aleatët ndërkombëtarë për të arritur një zgjidhje të drejtë për Kosovën.

“Qeveria Kurti lë pak për të dëshiruar, se kur janë zbutur qëndrimet e BE-së, Qeveria ka marr veprim tjetër. Ne duhet të veprojmë në koordinim me aleatët tanë që në mënyrë që të kemi qasje të drejtë. Kjo situatë i shkon për shtati Serbisë dhe jo Kosovës dhe ne duhet të punojmë në koordinim me aleatët tanë”, thotë Kadrijaj.