Gazetarja: Rama i dha përkrahje Presidente Osmanit për mandat tjetër
Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ndodhej një ditë më parë në Prishtinë, ku takoi homologun e tij, Albin Kurtin, si dhe Presidenten Vjosa Osmani. Në emisionin e sotëm, 17 shkurt, të “Opinion” në Tv Klan, gazetarja e Tv Klan, Blerta Dalloshi Berisha dha pikëpamjen e saj se si u përkthye ky takim i zhvilluar […]
Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ndodhej një ditë më parë në Prishtinë, ku takoi homologun e tij, Albin Kurtin, si dhe Presidenten Vjosa Osmani.
Në emisionin e sotëm, 17 shkurt, të “Opinion” në Tv Klan, gazetarja e Tv Klan, Blerta Dalloshi Berisha dha pikëpamjen e saj se si u përkthye ky takim i zhvilluar midis Ramës dhe Osmanit.
Siç shprehet gazetarja, duket se Rama i dha një përkrahje të mëtejshme mundësisë që Osmani të gëzojë një mandat të dytë Presidencial, pavarësisht se deri më tani nuk ka pasur një kandidaturë.
“Duket sikur i ka dhënë një përkrahje Presidente Osmanit, e cila synon që të ketë edhe një mandati si Presidente e venditm por që ende nuk kemi ndonjë kandidaturë të përmendur zyrtarisht nga Albin Kurti si kryeministri i vendit”, tha ajo.
Megjithatë, lëvizje priten deri më datë 4 mars. Në të kundërt, nëse nuk ka kandidaturë për Presidencën, Kosova shkon sërish në zgjedhje.
“Deri më 4 mars presim që të ketë diçka konkrete sa i përket çështjes së Presidentit, nëse do të rizgjidhet Vjosa Osmani Presidente e vendit, apo do të kemi një President të ri? Në të kundërt, vendi do të shkojë sërish në zgjedhje”,sqaron Berisha.

