Georgievski trondit me deklaratën për 8 Shtatorin: “U çliruam nga Millosheviqi, sot po kthehemi aty nga dolëm!”

Ish-kryeministri Lubço Georgievski ka bërë një deklaratë të fortë me rastin e 35-vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, duke ngritur pyetjen se nga kush u çlirua vendi më 8 Shtator 1991.
Sipas Georgievskit, pavarësia nënkuptonte shkëputjen nga politikat e Slobodan Millosheviqit, strukturat ushtarake jugosllave dhe figurat si Ratko Mladiqi, Arkan, Shesheli dhe Aleksandar Vuçiq.
Ai kujton edhe mobilizimin e rezervistëve maqedonas dhe përpjekjet për t’i shpëtuar dërgimit në frontet e luftës.
Georgievski thekson se shteti i ri e nisi rrugëtimin me vetëm 20 milionë dollarë në arkën shtetërore, por sot, 35 vjet më vonë, ai shpreh zhgënjim për drejtimin e vendit.
“Edhe sot po kthehemi përsëri aty nga ku dolëm”, deklaroi ish-kryeministri.
The post Georgievski trondit me deklaratën për 8 Shtatorin: “U çliruam nga Millosheviqi, sot po kthehemi aty nga dolëm!” appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



