Gërvalla e vazhdon me katër deputetët e LDK’së: U bënë bashkë me PDK’në dhe Listën Serbe për të votuar kundër meje
Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Gërvalla, ka shpërndarë në profilin e saj deklaratën që dha dje lidhur me deputetët e LDK’së, të cilët votuan kundër propozimit që ajo të zgjidhet Kryetare e Kuvendit. Gërvalla ka theksuar pjesën kur flet për Besian Mustafën, Armend Zemajn, Fadil Hadërgjonajn dhe Anton Qunin, teksa ka thënë se u bënë bashkë

Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Gërvalla, ka shpërndarë në profilin e saj deklaratën që dha dje lidhur me deputetët e LDK’së, të cilët votuan kundër propozimit që ajo të zgjidhet Kryetare e Kuvendit.
Gërvalla ka theksuar pjesën kur flet për Besian Mustafën, Armend Zemajn, Fadil Hadërgjonajn dhe Anton Qunin, teksa ka thënë se u bënë bashkë me PDK’në dhe Listën Serbe për të votuar kundër saj, shkruan
“Imagjinoni, aty në Kuvend janë të ulur djali i Xhemajl Mustafës, Besian Mustafa, nipi i Tahir Zemajt, Armend Zemaj, janë të ulur dy komandantët e Koshares, Fadil Hadërgjonaj dhe Anton Quni dhe këta të katërt janë bërë bashkë me PDK-në, edhe me Listën Serbe, për të votuar kundër Donika Gërvallës”, ka shkruar Gërvalla.
Për këtë deklaratë, ajo dje pati disa replika me Qunin.
Quni tha se e ka “standard thelbësor” besnikërinë në politikë dhe tha se nuk mund t’ia besojë një post të rëndësishëm “një personi që ka ndryshuar anë dhe ka braktisur njësinë”, duke shtuar se kjo është sikur të avancosh në detyrë një ushtar që ka dezertuar një ditë më parë.
Lidhur me këtë deklaratë, Gërvalla ka bërë një reagim, ku i është drejtuar Qunit duke i thënë “Komandant, ku e le besnikërinë ndaj Tahir Zemajt, Isuf Haklajt, Sebahate Tolajt e shumë të tjerëve? Apo e nxjerr nga sirtari vetëm kur është kohë votash?”.