Vendet evropiane kundër burkës: Të ndalohet sa e kemi ende të mundur

“Islami në Suedi duhet të përshtatet. Ne nuk mund të kontrollojmë çfarë njerëzit bëjnë në shtëpi, por ne nuk duam t’i shohim burkat dhe niqabin në hapësirat publike suedeze. Kjo duhet të ndalet sa ta kemi ende të mundur t’i ndalim”, ka thënë Ebba Busch, zëvendëskryeministrja suedeze dy ditë më parë, duke e rikthyer debatin […] The post Vendet evropiane kundër burkës: Të ndalohet sa e kemi ende të mundur appeared first on InfoShqip.com.

Vendet evropiane kundër burkës: Të ndalohet sa e kemi ende të mundur

“Islami në Suedi duhet të përshtatet. Ne nuk mund të kontrollojmë çfarë njerëzit bëjnë në shtëpi, por ne nuk duam t’i shohim burkat dhe niqabin në hapësirat publike suedeze. Kjo duhet të ndalet sa ta kemi ende të mundur t’i ndalim”, ka thënë Ebba Busch, zëvendëskryeministrja suedeze dy ditë më parë, duke e rikthyer debatin që ka qarkulluar tash e disa vjet nëpër shtete të Bashkimit Evropian.

Busch beson që niqabi dhe burka, mbulesa tradicionale fetare që mbulojnë edhe fytyrën, janë simbole praktike të interpretimit të islamit në disa shtete totalitare, si Irani e Afganistani. Sipas saj, kjo është e papranueshme në vlerat suedeze. Busch ka thënë se dëshiron ta ndalojë këto veshje në publik, në rrugë, në qendrat tregtare dhe në institucionet shëndetësore.

Numri i besimtarëve myslimanë në Suedi është rritur gjatë valës së refugjatëve nga Lindja e Mesme një dekadë më herët. Por në përgjithësi, nuk besohet se e tejkalon 5-përqindëshin e popullatës. Si rezultat, burka e as niqabi nuk janë të zakonshme nëpër rrugët e Suedisë.

Burka është veshja e cila mbulon çdo pjesë të trupit – përfshirë sytë që mbulohen me një rrjetë. Është karakteristikë për disa zona përfshirë Afganistanin dhe Pakistanin. Niqabi është mbulesë që i lë të hapur vetëm sytë. Është më shumë e zakonshme në Gadishullin Arabik.

Sipas disa shteteve perëndimore, burka dhe niqabi shfaqin pabarazi gjinore dhe cenojnë lirinë e gruas. Bazuar në këtë interpretim dhe përfshirë ato të sigurisë, në 15 vjetët e fundit një numër shtetesh evropiane kanë ndalur tërësisht ose pjesërisht mbulimin e fytyrës në publik, transmeton index.hr.

Franca, shteti me më së shumti myslimanë në Evropë, e ka bërë e para më 2010. Ajo e ndaloi përgjithësisht mbulimin e fytyrës në hapësira publike. Belgjika, Danimarka, Austria dhe Zvicra kanë marrë iniciativa të ngjashme më pas. Një projektligj i ngjashëm po diskutohet edhe në Parlamentin e Italisë.

Në disa shtete të tjera mbulesa e plotë ndalohet në institucione arsimore e shëndetësore dhe te ushtarët apo shërbyesit civilë.

Edhe pse e ka pranuar se ligji i Francës që ndalon mbulesat e fytyrës mund të përforcojë stereotipet, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut më 2011 konfirmoi se ndalimi nuk shkel liritë fetare dhe se synon të sigurojë “respekt për minimumin e vlerave të një shoqërie të hapur demokratike”.

The post Vendet evropiane kundër burkës: Të ndalohet sa e kemi ende të mundur appeared first on