Gërvalla në darkë pune me “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”: Nesër do të paraqesë qëndrimet e Kosovës rreth sigurisë së rajonit
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në darkën e përbashkët të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në prag të takimit të nesërm që do të mbahet në Vjenë. Gërvalla tha se në takimin e nesërm do të paraqesin qëndrimet e Kosovës rreth sigurisë në Evropë e rajon. “Në takimin e […]
![Gërvalla në darkë pune me “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”: Nesër do të paraqesë qëndrimet e Kosovës rreth sigurisë së rajonit](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/655703-gervalla-ne-darke-pune-me-miqte-e-ballkanit-perendimor-neser-do-te-paraqese-qendrimet-e-kosoves-rreth-sigurise-se-rajonit.jpg)
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në darkën e përbashkët të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në prag të takimit të nesërm që do të mbahet në Vjenë.
Gërvalla tha se në takimin e nesërm do të paraqesin qëndrimet e Kosovës rreth sigurisë në Evropë e rajon.
“Në takimin e nesërm do të paraqesë qëndrimet e Republikës së Kosovës rreth sigurisë në Evropë dhe në rajon, reformat e thella të ndërmarra për sundim të ligjit, ngritjen e nivelit të demokracisë dhe zhvillimin ekonomik, si dhe do të avokojmë për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian si dhe nevojës së ndërmarrjes së veprimeve konkrete për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Gërvalla.
Pjesë e darkës ishin edhe “Ministrat e Jashtëm të Danubit” dhe ministrat e Jashtëm të “Miqve të Ballkanit Perëndimor”, e që takimi i nesërm synon përkrahjen e shteteve të Ballkanit Perëndimor për një integrim sa më të shpejt në strukturat e BE-së.