Gërvalla takon Koopmanin, flasin për proceset drejt integrimit evropian

Gërvalla takon Koopmanin, flasin për proceset drejt integrimit evropian

Gërvalla takon Koopmanin, flasin për proceset drejt integrimit evropian

Në kuadër të vizitës në Bruksel, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Komisionit Evropian për Negociatat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Gert Jan Koopman.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për media, gjatë takimit, fokus i diskutimit ishin proceset reformuese në drejtësi, përfshirë procesin e Vetingut, funksionalizimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, si dhe paketa e pesë projektligjeve, si masa për forcimin e integritetit institucional dhe transformimin afatgjatë të sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës.

“Në këtë kuadër, theksova se reformat në drejtësi kanë për qëllim rritjen e qasjes së qytetarëve në drejtësi dhe forcimin e integritetit, profesionalizmit dhe llogaridhënies së institucioneve gjyqësore, si pjesë e një sistemi më funksional dhe më të besueshëm”, citohet të ketë thënë Gërvalla.

Në anën tjetër, zvkryeministrja nënvizoi edhe rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme nga Bashkimi Evropian në avancimin e sundimit të ligjit dhe përmbushjen e standardeve që lidhen me procesin e integrimit evropian, duke konfirmuar qasjen e palëkundur evropiane të Kosovës.

Burimi i lajmit:

orainfo.net
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.