Gjendet e vrarë 22-vjeçarja shqiptare në Itali
E zhdukur prej 25 Marsit, arrestohet ish-i dashuri The post Gjendet e vrarë 22-vjeçarja shqiptare në Itali appeared first on Albinfo.

I.S, studentja 22-vjeçare me origjinë shqiptare e zhdukur prej 25 marsit në Romë, është gjetur e vdekur, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se trupi i pajetë i së resë, i goditur disa herë me thikë u gjet brenda një valixheje në një zonë të pyllëzuar në fund të një përroi pranë bashkisë së qytezës së Polit, pak kilometra larg kryeqytetit italian.
Ishin kalimtarë të rastit që pikasën valixhen dhe që më pas njoftuan policinë. Prej një jave familja e saj që jeton në Terni dhe miqtë kishin bërë apele të vazhdueshme për zhdukjen e papritur të vajzës së re.
Studentja e shkëlqyer në degën e Statistikës në universitetin “La Sapienza” të Romës jetonte me disa miq të saj të cilët dhanë alarmin, pasi ajo nuk u kthye në banesë. Telefoni i saj celular kishte punuar edhe për disa orë dhe më pas rezultonte i fikur. I dyshuari kryesor është ish-i dashuri i saj, një 23-vjeçar me origjinë filipinase me të cilin kishte shumë pak që i kishte dhënë fund lidhjes.
Ai është arrestuar nga policia pas zbulimit se mesazhet e fundit në Whatsapp viktima i kishte shkëmbyer pikërisht me të. Mediat italiane shkruajnë se krimi ka ndodhur në banesën e tij në Romë dhe më pas ai ka larguar trupin duke e futur në një valixhe.
Policia është duke kontrolluar banesën e të riut, ndërsa ndaj tij pritet të ngrihet akuza e vrasjes. Motivet e krimit janë për momentin të paqarta.
The post Gjendet e vrarë 22-vjeçarja shqiptare në Itali appeared first on Albinfo.