Gjendet i vdekur ambasadori i Afrikës së Jugut në Francë

Ambasadori i Afrikës së Jugut në Francë, Nkosinathi Emmanuel Mthethwa, 58 vjeç, u gjet i vdekur më 29 shtator në Paris, pasi dyshohet se ra nga kati i 22-të i hotelit Hyatt, ku po qëndronte. Gruaja e tij e raportoi të zhdukur pasdite, pas marrjes së një mesazhi shqetësues nga ambasadori, sipas mediave franceze. Burime [...]Read More...

Gjendet i vdekur ambasadori i Afrikës së Jugut në Francë

Ambasadori i Afrikës së Jugut në Francë, Nkosinathi Emmanuel Mthethwa, 58 vjeç, u gjet i vdekur më 29 shtator në Paris, pasi dyshohet se ra nga kati i 22-të i hotelit Hyatt, ku po qëndronte.

Gruaja e tij e raportoi të zhdukur pasdite, pas marrjes së një mesazhi shqetësues nga ambasadori, sipas mediave franceze.

Burime policore bëjnë me dije se një nga dritaret e sigurisë në dhomën e tij ishte thyer, ndërsa trupi i ambasadorit u gjet pa shenja jete.

Autoritetet po hetojnë të gjitha mundësitë për shkaqet që çuan në vdekjen e tij, përfshirë aksidentin, vetëvrasjen ose ndonjë ngjarje tjetër të mundshme.