Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen

Raportohet se një 18-vjeçar nga Kosova është mbytur në një liqen në Gjermani The post Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen appeared first on Albinfo.

Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen

Autoritet gjermane bëjnë me dije se ka ndërruar jetë A.O, një 18-vjeçar nga qyteri i Podujevës i cili jetonte dhe vepronte në Gjermani, transmeton albinfo.ch.

Thuhet se rasti tragjik ndodhi në një liqen në Gjermani, ndërkohë, familjarët kanë shprehur dhimbjen për këtë humbje të rëndë.

Vëllai i të ndjerit, B.O, ka shkruar: “Miq e shokë, ka ndërruar jetë A.O, vëllai jonë, në ujë në një liqe të Gjermanisë”.

Nga ana tjetër edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Dushkolli: “Në këto çaste të vështira, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Dushkolli. Ndajmë dhimbjen me ju dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë dhe durim për ta përballuar këtë dhimbje”, ka shkruar ai. /Albinfo.ch

The post Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen appeared first on Albinfo.