Gjermani, qeveria synon modernizim të gjithanshëm të vendit
Të dhëna të dobëta për ekonominë, vlera të ulëta në sondazhe, frymë jo pozitive: Qeveria e koalicionit konservator-socialdemokrat do të nxisë një hov të ri zhvillimi. Firma që falimentojnë, largime jashtë vendit, deficite të mëdha në sektorin e sigurimeve sociale, një popullsi e pakënaqur: Vetëm 22 përqind e të anketuarve në sondazhin e fundit të [...]Read More...

Të dhëna të dobëta për ekonominë, vlera të ulëta në sondazhe, frymë jo pozitive: Qeveria e koalicionit konservator-socialdemokrat do të nxisë një hov të ri zhvillimi.
Firma që falimentojnë, largime jashtë vendit, deficite të mëdha në sektorin e sigurimeve sociale, një popullsi e pakënaqur: Vetëm 22 përqind e të anketuarve në sondazhin e fundit të ARD-së për Gjermaninë në fillim të shtatorit u shprehën të kënaqur me punën e qeverisë së përbërë nga Unioni kristiandemokrat/kristiansocial (CDU/CSU) dhe Socialdemokratët (SPD).
Kancelari Friedrich Merz (CDU) kuptohet që është nën presion nga rezultate të tilla në sondazhe – dhe për këtë arsye ai ftoi kabinetin qeveritar për konsultime në rezidencën Vila Borsig në Berlin. Konsultimet përfunduan të mërkurën (01.10.2025). “Modernizimi i shtetit që do të ishte dashur të realizohej me kohë tani duhet të avancojë shpejt”, tha Merz gjatë konsultimeve të qeverisë. “Ne duhet të verifikojmë rendimentet shtetërore dhe duhet të bëhemi më efikas dhe më pak të ndërlikuar”.
Kërkohen ritme të shpejta, beson Merz: “Sipërmarrjet ndodhen pjesërisht me shpatulla pas murit ose me një këmbë në humnerë.” Ekonomia gjermane duhet të rritet sërish, Gjermania si zonë ekonomike duhet “të bëhet sërish joshëse për investime”.