Gjesti i martuar? Ja si qendron e vërteta
Shumë po përflitet për jetën personale të Gjestit, veçanërisht përgjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Refuzimi i tij për të hedhur hapa me Eglin i rikujtoi shikuesve përmendjen e gjërave që ai ka lënë jashtë shtëpisë, brengë që e kishte që në BBVK. E si rrufe në qiell të pastër, […]

Shumë po përflitet për jetën personale të Gjestit, veçanërisht përgjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Refuzimi i tij për të hedhur hapa me Eglin i rikujtoi shikuesve përmendjen e gjërave që ai ka lënë jashtë shtëpisë, brengë që e kishte që në BBVK.
E si rrufe në qiell të pastër, erdhi hipoteza e mundësisë që Gjesti ka qenë ose është i martuar jashtë.
Gjesti nuk ka qenë asnjëherë i martuar. Ai ka bashkëjetuar me vajzën e quajtur Diellza prej një kohe të gjatë.
“Gjesti dhe Diellza kanë bashkëjetuar 4 vjet. Ajo është nga Prishtina por nuk ka të bëjë botën e të famshmëve. Është përpjekur shumë për të mirën e Gjestit por ai ia ka kthyer shpesh me të keq. Jo, nuk kanë qenë të martuar. Vetëm bashkëjetesë’, u shpreh burimi për Prive.al.
Thuhet se ata kanë qenë bashkë deri para hyrjes së Gjestit në sezonin e tretë të BBVK. Përkundër grindjeve të vazhdueshme, gjërat mes tyre nuk kanë qenë krejtësisht të mbyllura në raportin mes tyre.