Gjesti publikon një pjesë të këngës së re

Artisti i njohur shqiptar, Gjesti, ka gati projektin e ri muzikor. Fituesi i Big Brother VIP Albania 4 në TikTok ka ndarë një pjesë të këngës, ku shfaqet edhe duke kërcyer. “A me u vesh a me u ndreq”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit. Videoja u bë menjëherë virale, mori mbi 84…

Gjesti publikon një pjesë të këngës së re
Artisti i njohur shqiptar, Gjesti, ka gati projektin e ri muzikor.

Fituesi i Big Brother VIP Albania 4 në TikTok ka ndarë një pjesë të këngës, ku shfaqet edhe duke kërcyer.

“A me u vesh a me u ndreq”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit. Videoja u bë menjëherë virale, mori mbi 84 mijë pëlqime e mbi 18 mijë komente.

Ky do të jetë edhe rikthimi i këngëtarit pejan në muzikë, pasi për disa muajsh ka qenë në izolim, në Big Brother VIP.

I njëjti qëndroi rreth dy muaj në Kosovë e më pas kaloi në Big Brother të Shqipërisë.

Sidoqoftë, nuk ka dyshim se kjo këngë do të jetë një nga hitet e kësaj vere.