Gjimnazi “Sami Frashëri” në Kumanovë drejt finalizimit, Azizi: gjenerata e re e do ta përjetojë ëndrrën e brezit tonë

Gjimnazi “Sami Frashëri” në Kumanovë drejt finalizimit, Azizi: gjenerata e re e do ta përjetojë ëndrrën e brezit tonë

Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi, tha se gjimnazi i ri “Sami Frashëri” në Kumanovë ka qenë një ëndërr e brezave të mëparshëm dhe se pas më shumë se 20 vitesh pritje, nxënësit do të kenë kushte moderne për mësim.

“Është dashur para 20 viteve të kryhet kjo. Në qoftë se dikush e ka harruar Kumanovën, ne po e rikthejmë në qendër të vëmendjes së Qeverisë”, tha Azizi.

Ajo përmendi edhe projekte të tjera infrastrukturore në komunat me shumicë shqiptare, duke theksuar se aktualisht janë duke u realizuar 306 projekte.

Azizi njoftoi gjithashtu se krahas objektit të gjimnazit, parashihet edhe terren sportiv, ndërsa do të angazhohet edhe për ndërtimin e një salle sportive.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.