Gjini e fton Kurtin në ballafaqim publik: Në takime të mbyllura nuk vij

Kryetari i Aleancës Ardian Gjini, e ka ftuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, në ballafaqim publik.
Gjini i tha Kurtit që të vij në studion e Rubikonit për të debatuar sepse siç tha ai në takime të mbyllura nuk shkon.
“I kam thënë mundet me folë me mua kur të don, me ardh te Adriatiku në studio e ia themi njëri-tjetrit krejt. E di që tash pas 16 shkurtit nuk është në modë kjo punë dhe nuk është bash në rregull edhe ka me pritë. Një ditë shpresoj se kemi për t’u ballafaquar para gjithë qytetarëve të Kosovës, kemi shumëçka për t’i thënë njëri-tjetrit”, deklaroi Gjini në Klan Kosova.
Me të parin e Aleancës u diskutuan tema të shumta nga aktualiteti politik dhe zhvillimet me interes për vendin.
The post Gjini e fton Kurtin në ballafaqim publik: Në takime të mbyllura nuk vij appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



