Gjithë natën në shesh, pas tendave, protestuesit ndezin edhe zjarre

Një numër qytetarësh po vazhdojnë të qëndrojnë në sheshet e Prishtinës, duke protestuar.
Protesta e sotme është një ditë përpara se të mbldihet Kuvendi i Kosovës, të hënën nga ora 09:00, ku pika e parë e rendit të ditës do të jetë ndryshim-ligji për Dhomat e Specializuara, propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Protesuesit kanë paralajmëruar se do të qëndrojnë gjithë natën para Kuvendit, duke kërkuar pikërisht ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale.
Fillimisht ata vendosen tenda, ndërkaq më pas ndezën edhe zjarr për të sfiduar temperaturat e ulëta gjatë natës.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



