Gjithënjë me afër Milanit, ylli i mesfushes refuzon të luaj për ekipin e tij
Ardon Jashari është një hap më pranë transferimit te Milani, pasi është lënë jashtë skuadrës së Club Brugge për ndeshjen e parë zyrtare të sezonit. Mesfushori ishte rikthyer në stërvitje me shokët e skuadrës pasi kishte munguar në sesionin tradicional të fotografisë së ekipit, dhe trajneri Nicky Hayen kishte lënë të kuptohej se situata do […]

Ardon Jashari është një hap më pranë transferimit te Milani, pasi është lënë jashtë skuadrës së Club Brugge për ndeshjen e parë zyrtare të sezonit.
Mesfushori ishte rikthyer në stërvitje me shokët e skuadrës pasi kishte munguar në sesionin tradicional të fotografisë së ekipit, dhe trajneri Nicky Hayen kishte lënë të kuptohej se situata do të qartësohej së shpejti.
Për këtë arsye, fakti që Jashari nuk është përfshirë as në listën e lojtarëve për ndeshjen hapëse të sezonit kundër Genk, që zhvillohet nesër (e diel), shihet si një sinjal i qartë për largimin e tij të afërt.
Milani nuk ka rritur teknikisht ofertën, por ka ndryshuar strukturën e saj.
Totali mbetet 38 milionë euro, por pjesa fikse është rritur në 35 milionë euro, ndërsa bonuset e mbetura janë të lehta për t’u aktivizuar.
Shpresohet që kjo ofertë të jetë e mjaftueshme për të mbyllur marrëveshjen, sidomos duke pasur parasysh që Jashari e ka zemrën te Milani, deri në atë pikë sa që, sipas ekspertit Fabrizio Romano, ai ka refuzuar dy oferta nga Liga Premier vetëm këtë javë.
Reprezentuesi i Zvicrës me origjinë shqiptare është një tifoz i Milanit që nga fëmijëria, kur kishte vizituar ‘San Siron’ për herë të parë.