Gjykata kundër Trump/ Bllokon vendosjen e Gardës Kombëtare në Portland

Një gjykatës federal në Shtetet e Bashkuara ka bllokuar përkohësisht administartën e Donald Trump që të vendosë trupa të Gardës Kombëtare nga Teksas dhe Kalifornia në Portland, Oregon. Vendimi erdhi menjëherë pasi Pentagoni konfimroi se 200 anëtarë të Gardës Kombëtare të Kalifornisë do të dërgoheshin në Portland, ku më herët Gjykata e kishte ndaluar vendosjen [...]Read More...

Gjykata kundër Trump/ Bllokon vendosjen e Gardës Kombëtare në Portland

Një gjykatës federal në Shtetet e Bashkuara ka bllokuar përkohësisht administartën e Donald Trump që të vendosë trupa të Gardës Kombëtare nga Teksas dhe Kalifornia në Portland, Oregon.

Vendimi erdhi menjëherë pasi Pentagoni konfimroi se 200 anëtarë të Gardës Kombëtare të Kalifornisë do të dërgoheshin në Portland, ku më herët Gjykata e kishte ndaluar vendosjen e trupave.

Portland është qyteti i fundit i udhëhequr nga demokratët i shënjestruar nga Donald Trump, I cili ka thënë se në këto vende krimi ka dalë jashtë kontrollit dhe protestat kundër politikave të tij të emigracionit janë përhapur masivisht.

Gjytaësja që mori vendimin, e emëruar nga vetë Trump,  tha se nuk kishte prova që protestat e fundit në qytet e bënë të nevojshme praninë e trupave të Gardës Kombëtare.

Në vendimin që mbetet në fuqi të paktën deri në 19 tetor, ajo tha se përdorimi i Gardës për të menaxhuar trazirat pa pëlqimin e Oregonit rrezikonte sovranitetin e atij shteti dhe shteteve të tjera dhe vetëm sa do I ndizte tensionet në qytetin e Portland.

Protestat filluan në qershor, në afëri të ndërtesës së Drejtorisë së Doganave dhe Emiracionit në Portland, në kundërshtim të deportimeve masive nga administrata e Donald Trump.

Presidenti amerikan nxorri Gardën Kombëtare në rrugë për herë të parë në qershor edhe pse vendime të tilla zakonisht i lihen guvernatorit të një shteti.

Administrata i ka mbrojtur veprimet e Trump duke thënë se incidentet në protesta kanë shkatërruar prona teksa autoritetet lokale të zbatimit të ligjit ishin të pamjaftueshme për të përballuar kërcënimet ndaj objekteve federale.