Gjykata Kushtetuese ndalon veprimet e deputetëve pas afatit për konstituimin e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim mbi kërkesën e dorëzuar nga deputetët e PDK-së dhe LDK-së lidhur me votimin e fshehtë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Sipas këtij vendimi të publikuar sot, deputetëve të zgjedhur u ndalohet të kryejnë çfarëdo veprimi pas përfundimit të afatit 30-ditor të përcaktuar për konstituimin e Kuvendit. Në tekstin e […] The post Gjykata Kushtetuese ndalon veprimet e deputetëve pas afatit për konstituimin e Kuvendit appeared first on Albinfo.

Gjykata Kushtetuese ndalon veprimet e deputetëve pas afatit për konstituimin e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim mbi kërkesën e dorëzuar nga deputetët e PDK-së dhe LDK-së lidhur me votimin e fshehtë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Sipas këtij vendimi të publikuar sot, deputetëve të zgjedhur u ndalohet të kryejnë çfarëdo veprimi pas përfundimit të afatit 30-ditor të përcaktuar për konstituimin e Kuvendit.

Në tekstin e vendimit thuhet:

“Gjykata cakton masë të përkohshme ex officio, e cila ndalon çdo vendim apo veprim të deputetëve të Kuvendit të Kosovës lidhur me Seancën Konstituive pas skadimit të afatit 30-ditor, sipas paragrafit 2 të pikës II të dispozitivit të Aktgjykimit KO124/25.

Kjo masë hyn në fuqi më 27 korrik 2025 dhe do të zgjasë deri më 8 gusht 2025.”

Gjykata ka urdhëruar gjithashtu publikimin e vendimit në Gazetën Zyrtare dhe njoftimin e palëve të përfshira.

 

The post Gjykata Kushtetuese ndalon veprimet e deputetëve pas afatit për konstituimin e Kuvendit appeared first on Albinfo.