Gllogoci i organizon pritje madhëshore, Ahmeti: Qytetarët janë rreshtuar në rrugën e zhvillimit dhe progresit

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka vazhduar fushatën zgjedhore duke takuar banorët e fshatrave të kësaj komune. Në një tubim të mbajtur në Gllogoc, Ahmeti u prit me një mbështetje të jashtëzakonshme, që ai e vlerësoi si dëshmi të qartë se qytetarët janë rreshtuar në rrugën e zhvillimit dhe […]

Gllogoci i organizon pritje madhëshore, Ahmeti: Qytetarët janë rreshtuar në rrugën e zhvillimit dhe progresit

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka vazhduar fushatën zgjedhore duke takuar banorët e fshatrave të kësaj komune.

Në një tubim të mbajtur në Gllogoc, Ahmeti u prit me një mbështetje të jashtëzakonshme, që ai e vlerësoi si dëshmi të qartë se qytetarët janë rreshtuar në rrugën e zhvillimit dhe progresit.

Ai tha se LDK ofron një program të matshëm e të planifikuar financiarisht, si dhe një vizion të bazuar në respekt, profesionalizëm dhe ide konkrete që garantojnë zhvillim të qëndrueshëm për komunën.

“Faleminderit, Gllogoc, për këtë mbështetje të jashtëzakonshme që e forcon fitoren tonë”, tha Ahmeti.

Postimi i plotë:

Mbështetja në Gllogoc është e fuqishme!

Gllogoci, si asnjëherë më parë, na priti me mbështetje të jashtëzakonshme, duke treguar qartë se qytetarët janë rreshtuar në rrugën e zhvillimit dhe progresit.

Ne ofrojmë një program të matshëm dhe të planifikuar financiarisht, si dhe një vizion të ndërtuar mbi respektin, profesionalizmin dhe idetë konkrete që garantojnë zhvillim të qëndrueshëm.

Faleminderit, Gllogoc, për këtë mbështetje të jashtëzakonshme që e forcon fitoren tonë!

#LDK113