Goditja e madhe nga Milani: 30 milionë në tryezë për një yll të padiskutueshëm

Milani po vazhdon të formësojë strategjinë e merkatos për verën, dhe pozicioni i mbrojtësit të djathtë është ndër pikat më të nxehta të diskutimit në zyrat e “Casa Milan”. Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport (përmes MilanNews), klubi kuqezi ka përcaktuar qartë dy emra për këtë repart: Guela Doue si objektiv kryesor dhe Wilfried […]

Goditja e madhe nga Milani: 30 milionë në tryezë për një yll të padiskutueshëm

Milani po vazhdon të formësojë strategjinë e merkatos për verën, dhe pozicioni i mbrojtësit të djathtë është ndër pikat më të nxehta të diskutimit në zyrat e “Casa Milan”.

Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport (përmes MilanNews), klubi kuqezi ka përcaktuar qartë dy emra për këtë repart: Guela Doue si objektiv kryesor dhe Wilfried Singo si alternativë të dytë, transmeton ORAinfo.

Doue, plani A – por me pengesa

Guela Doue, 21-vjeçari nga Bregu i Fildishtë që luan për Strasbourg, shihet si zgjedhja ideale për të përforcuar krahun e djathtë të mbrojtjes.

Megjithatë, transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë. Marrëdhëniet e tensionuara të Milanit me grupin BlueCo – pronarët e Strasbourg dhe Chelsea – po komplikojnë bisedimet. Për më tepër, kërkesa prej rreth 30 milionë eurosh për kartonin e lojtarit përfaqëson një pengesë shtesë për “Djallin”.

Singo në pritje – gati për rikthim në Serie A

Nëse pista Doue dështon, atëherë drejtuesit kuqezinj do të përqendrohen te Wilfried Singo, ish-lojtari i Torinos që aktualisht është pjesë e Monacos. 23-vjeçari është i njohur për cilësitë fizike dhe aftësinë për të luajtur si në krah ashtu edhe në qendër të mbrojtjes – një fleksibilitet i vlefshëm për çdo trajner. Lojtari nga Bregu i Fildishtë mund të jetë më i përballueshëm ekonomikisht dhe më i lehtë për t’u afruar.

Largimi i Emerson Royal hap rrugë për përforcime

Shitja e pritshme e Emerson Royal te Flamengo për një shumë rreth 10 milionë euro ka lënë boshllëk në skuadër, çka ka shtyrë Milanin të lëvizë për një zëvendësim cilësor në atë pozicion. Me mungesë në numra dhe cilësi, pritet që kuqezinjtë të mbyllin një marrëveshje të re në ditët apo javët në vijim. /ORAinfo/